Plas hapur mes SHBA-së dhe Rusisë, Trump urdhëron vendosjen e nëndetëseve bërthamore

Jepi Share

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të premten se ka urdhëruar ripozicionimin e dy nëndetëseve bërthamore amerikane pranë Rusisë “bazuar në deklaratat shumë provokuese” të ish-presidentit të vendit, Dmitry Medvedev.

Trump postoi në platformën e tij të mediave sociale “Truth Social” se kishte “urdhëruar që dy nëndetëse bërthamore të pozicionoheshin në rajonet e duhura, në rast se këto deklarat ‘idiote dhe nxitëse janë më shumë se kaq’.

Presidenti shtoi se “Fjalët janë shumë të rëndësishme dhe shpesh mund të çojnë në pasoja të paparashikuara, shpresoj se ky nuk do të jetë një nga këto raste”.

Lëvizja e Trumpit vjen pasi Medvedev e paralajmëroi presidentin amerikan se Moska kishte aftësi sulmi bërthamor të epokës sovjetike si mjet të fundit.

Nga ana e tij, Donald Trump nuk bëri të ditur se ku do të zhvendoseshin nëndetëset dhe as nuk specifikoi nëse do ato do të jenë nëndetëse me energji bërthamore apo të armatosura me armë bërthamore.

Gjithashtu, nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë ndikimi do të kishte vendosja në flotën e nëndetëseve të Amerikës, e cila është rregullisht në patrullim në pikat e nxehta të botës, por kjo vjen në një moment delikat në marrëdhëniet e administratës Trump me Moskën.

Trump ka thënë se i dërguari special Steve Witkoff po shkon në Rusi për të nxitur Moskën të bjerë dakord për një armëpushim në luftën e saj me Ukrainën dhe ka kërcënuar me sanksione të reja ekonomike nëse nuk arrihet përparim.

Kohët e fundit ai e shkurtoi afatin e tij fillestar 50-ditor për veprim në 10 ditë, afat i cili skadon javën e ardhshme.

Postimi në lidhje me ripozicionimin e nëndetëses erdhi pasi Trump, në orët e para të mëngjesit të së enjtes shkroi se Medvedev ishte një “ish-President i dështuar i Rusisë” dhe e paralajmëroi atë të ketë “kujdes me fjalët që lëshon”.

Medvedev u përgjigj disa orë më vonë duke shkruar se “Rusia ka të drejtë për gjithçka dhe do të vazhdojë të ndjekë rrugën e vet”.

Medvedev ishte president nga viti 2008 deri në vitin 2012, ndërsa Putinit iu ndalua të kërkonte një mandat të dytë radhazi, por u tërhoq për ta lënë atë të kandidonte përsëri.

Tani nënkryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë, të cilin e kryeson Putini, Medvedev është njohur për deklaratat e tij provokuese dhe nxitëse që nga fillimi i luftës në vitin 2022, një kthesë kjo prej 180 gradësh nga presidenca e tij, kur ai shihej si liberal dhe progresiv. Ai ka përdorur shpesh kërcënime bërthamore dhe ka lëshuar fyerje ndaj udhëheqësve perëndimorë në mediat sociale.

Disa vëzhgues kanë argumentuar se me retorikën e tij ekstravagante, Medvedev po kërkon të fitojë pikë politike me Putinin dhe skifterët ushtarakë rusë. Më 15 korrik, pasi Trump njoftoi planet për të furnizuar Ukrainën me më shumë armë nëpërmjet aleatëve të saj të NATO-s dhe kërcënoi me tarifa shtesë kundër Moskës, Medvedev shkroi se “Trump i dha një ultimatum teatral Kremlinit. Bota u drodh, duke pritur pasojat. Evropa luftarake u zhgënjye. Rusisë nuk i interesonte”.

Më parë këtë javë, ai shkroi se “Trump po luan lojën e ultimatumit me Rusinë: 50 ditë ose 10” dhe shtoi se “ai duhet të mbajë mend 2 gjëra: 1. Rusia nuk është Izraeli apo Irani. 2. Çdo ultimatum i ri është një kërcënim dhe një hap drejt luftës. Jo midis Rusisë dhe Ukrainës, por me vendin e tij”.

/agoranews.al/

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Rama bën paralajmërimin e fortë: Mos se do ndëshkoheni rëndë

Read Next

Trashëgimia e Kurajës Morale: Ismail Qemal Vlora dhe Thirrja e Ngutshme e Kohës Sonë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular