
Pas akuzave që ministri Damian Gjiknuri hodhi ndaj tij, ish-kryeministri Sali Berisha kërkoi që të merrte fjalën, Mirëpo drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj nuk e lejoi dhe kjo bëri që Berisha të bllokojë foltoren e Kuvendit.
Gjiknuri e akuzoi Berishën se la një kufomë energjetike. Ndërkohë, nënkryetarja Ermonela Felaj refuzoi t’i japë fjalën Berishës, pasi sipas saj është jashtë radhe “Nuk ke të drejtë të marrësh fjalën për replikë. Liro foltoren”, tha Felaj.
“Ku ka qeveri që harxhon 500 milionë euro në dobi të popullit?”, Gjiknuri me tone të revoltuara në Kuvend, ‘thumbon’ ashpër Berishën
“Kjo duhet të jetë pranvera e protestave të mëdha”, Sali Berisha del me paralajmërimin e fortë: Kryet krim me Kaskadën e Drinit, fshehët gripin e pulave!
“Me blofin sot po luajnë vetëm këta të dy”, Berisha flet me emra dhe plas deklaratën e fortë: I mbushin xhepat tek zyra e…
Kujtojmë se në Kuvend po zhvillohet mocioni me debat, i kërkuar nga Partia Demokratike lidhur me krizën e çmimeve. Mocioni është parashikuar të zgjasë 3 orë.
