Policia e ndiqte, autori nxori armën dhe qëlloi drejt, si u plagos efektivi i “Shqiponjave”

Jepi Share

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me plagosjen e efektivit të repartit “Shqiponja” në zonën pranë spitalit të Pediatrisë.

Mësohet se efektivi i plagosur është shtetasi me iniciale E.A, ndërsa patrulla ku bënte pjesë polici ishte duke ndjekur një person të dyshimtë, i cili ka qëlluar me armë duke lënë te plagosur efektivin.

“Ndërsa Policia e Shtetit vijon kontrollin për personat në kërkim, një patrullë e repartit “Shqiponja” në ndjekje të një personi të dyshimtë është qëlluar nga ky person dhe për pasojë ka mbetur i plagosur punonjësi i policisë E.A. Punonjësi i Policisë është në sallën e operacionit ndërsa Policia është vënë në ndjekje të autorit”, bën me dije policia.

Ndërkohë, efektivi i plagosur është transportuar në spital, ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit të plagosjes.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Studimi/ Sa grekë ka Konispoli e Himara dhe si i “shton” Greqia! Çfarë tregojnë statistikat

Read Next

Ministri i Jashtëm rus zbulon arsyen pse u pushtua Ukraina

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular