PRAPASKENAT! Artan Hoxha tregon se çfarë i ndodhi Bledar Muçës para 5 muajsh: U shpëtoi 5 atentateve, kur e vranë zbuluan se kishte…

Jepi Share

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar se Bledar Muça i ekzekutuar 2 ditë më parë në Blegjikë u ka shpëtuar më herët 5 atentateve. Ai ka deklaruar se atentati i fundit i dështuar ka qenë para 5 muajsh në shtëpinë e tij, në të njëjtin vend ku është ekzekutuar 2 ditë më parë.

“Muça u ka shpëtuar të paktën 5 atentateve, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Muça është qëlluar para banesës, s’ka pasur armë kur është vrarë. Ka pasur një tentativë tjetër për atentat para 5 muajsh, në atë rast atentatorët kishin ndjekur makinën, por u  ishte larguar nga sytë dhe pasi kanë gjetur makinën në garazh kanë parë një preson tjetër duke drejtuar makinën pra nuk ishte Bledar Muça, ata kanë marrë kokainën në makinë dhe janë larguar duke mos e vrarë personin. Në vendet e BE personazhe të tillë nuk lëvizin të armatosur. Informacioni i fundit për vendndodhjen e tij ishin Emiratet e Bashkuara. Qëndrojnë në këto vende se siguria ndaj tyre është më e madhe. Ishte njeriu që sa herë hynte dhe dilte nga shqipëria lëvizte me pasaportë britanike, ndërsa kur është vrarë i është gjetur pasaporta bullgare”, tha Hoxha për Abc News.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

A do të japë dorëheqjen Armand Duka pas kërcënimit me eksploziv në shtëpinë e tij? Flet zyrtari i Federatës Shqiptare të Futbollit

Read Next

Arjan Curri: Vetëm ky person mund ta rrëzojë Partinë Socialiste nëse…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular