Presidentit nuk po i shkon lufta siç e kishte menduar/ “Dështuan” në pushtimin e Ukrainës, Putini merr vendimin drastik

Jepi Share

Presidentit të Rusisë duket që nuk po i shkon puna siç e kishte planifikuar, pasi Ukraina po duket më reziste seç mendohej. Vladimir Putin ditët e fundit ka pësuar humbje të mëdha në jetë dhe në mjetet luftarake.

Për këtë arsye, sipas raportimeve që citojnë një zyrtar ukrainas, lideri rus u ka “prerë kokën” tetë gjeneralëve të tij. Sipas Ukrainskaya Pravda, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës Alexei Danilov tha të mërkurën e kaluar se armiku “kërkoi largimin e rreth 8 gjeneralëve nga postet e tyre sepse ata nuk e kryen misionin e tyre.

“Ne e kuptojmë shumë mirë se çfarë po ndodh në Federatën Ruse. Përveç kësaj, mund të them se ata janë të dëshpëruar”, shtoi Danilov.

Zyrtari ukrainas theksoi se Moska ka ndryshuar planet e saj ushtarake për shkak të mënyrës sesi po shkon pushtimi i Ukrainës. Edhe propagandistët rusë kanë ndryshuar tani retorikën e tyre, vuri në dukje Danilov, duke shtuar se janë larguar nga deklaratat e ashpra të ditëve të para të luftës, duke parë rezistencën e guximshme dhe të bashkuar të ukrainasve.

Kujtohet se në një konferencë për mediat, Ministria Britanike e Mbrojtjes foli për humbje të shtuara në forcat ruse, për shkak të të cilave Putini do të detyrohet të tërheqë forca nga të gjitha nivelet e ushtrisë ruse ose “nga burime të tjera” për t’i zëvendësuar ato.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Kryeministri Rama zbulon arsyen pse shkoi në Dubai: Nuk jam nga ata që bëj turizëm

Read Next

Çfarë do të bëjë NATO nëse Rusia pushton të gjithë Ukrainën?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular