Procedohen penalisht dy persona në Durrës, policia zbardh detajet

Jepi Share

Dy persona janë proceduar penalisht për prerje të paligjshme të pyjeve në Kepin e Rodonit, Durrës.

Policia kapi në flagrancë shtetasit:

A. Z., 53 vjeç, banues në Shetaj, Durrës, i cili dispononte një motosharrë për prerje të pemëve dhe një automjet për transportin e tyre.

G. V., 32 vjeç, banues në Ndraç, Durrës, i cili u kap në flagrancë në Kepin e Rodonit, duke transportuar lëndë drusore me automjet. Edhe këtij shtetasi iu gjet një motosharrë me të cilën kishte prerë në mënyrë të paligjshme, pemë në Kepin e Rodonit.

Këta shtetas u proceduan penalisht për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

Gjithashtu u bë sekuestrimi në cilësinë e provës materiale, i dy motosharrave, dy automjeteve, dhe dy metër kub lëndë drusore.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Aldo Bumçi: Eurodeputetët i kanë dërguar një letër Bashës, ja për çfarë bëhet fjalë

Read Next

66-vjeçarja humbi jetën nga i ftohti në shtëpinë e saj, reagon për herë të parë kryeministri Rama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular