“Pse më sheh?”/ Policia zbardh detaje si nisi sherri mes 6 personash në Bulqizë, dy u plagosën rëndë

Jepi Share

Sherri mes gjashtë personave brenda lavazhit mëngjesin e sotëm në Bulqizë ka nisur për motive të dobëta. Ngjarja ndodhi ditën e sotme në lagjen ‘Gjeologu’ ku disa persona nga janë konfliktuar me pronarin e një lavazhi vetëm 50 metra larg policisë.

Në spital janë paraqitur dy persona me fraktura të ndryshme ku njëri nga këto ishte pronari i lavazhit Erblin Tançi. Ndërsa i plagosur është nisur në drejtim të spitalit të Peshkopisë për një mjekim më të specializuar, pasi në Bulqizë mungojnë mjekët specialist.

Gjashtë të rinj u përfshinë mëngjesin e sotëm në konflikt me njëri-tjetrin. Dy prej autorëve u vunë në pranga dhe do të akuzohen për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” , kryer në bashkëpunim si dhe janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e D. Ç, 29 vjeç; S. C.,26 vjeç,  të cilët pas mbërritjes së shërbimeve të policisë në vendin e ngjarjes kanë arritur të largohen.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

VIDEO/Rezoluta për Srebrenicën, Rama I përgjigjet Berishës: Ai është shejtan budalla, për ata që akoma…

Read Next

“Ju kanë bërë magji të zezë, ja si e heqim ne”/Familja shqiptare mashtron çiftin grek, e sjell në Shqipëri dhe u zhvat mijëra euro

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular