Pushtimi i Ukrainës/ Artan Fuga zbërthen planin e rusëve: Kjo nuk është një çmenduri e thjeshtë. Ka një arsye që Putin ndërmori këtë veprim

Jepi Share

Akademiku Artan Fuga shprehet  agresioni rus mbi Ukrainën ka prishur ekuilibrin gjeostrategjik.Fuga tha se ky veprim mund të jetë rikthmi i ekspansionizmit të Rusisë në lidhje me vendet përreth.

“Agresioni rus ka prishur ekuilibrin gjeostrategjik. Mund të jetë rikthmi i ekspansionizmit të Rusisë në lidhje me vendet përreth. Duhet parë niveli i përgjigjeve të Perëndimit, me një përjashtim të saj nga rendi ndërkombëtar që është një strategji e drejtë. Perëndimi kryesisht SHBA kanë theksuar se e ka ndihmuar me armatime dhe financiarisht qëndresën e Ukrainës ndaj pushtimit rus. Shqetësimi është për të shmangur një luftë bërthamore. Pastaj kemi edhe ndërhyrje e NATO-s nëse një nga vendet anëtare do të prekej.

Rusia në vend që të ecte drejt demokracisë ndodhi  piradizimi i politikave, personalizimit të pushtetit  me një pushtet që zotërohet vetëm nga një person. Nga ana tjetër Ukraina ka njohur një valë paqëndrueshmërish politike që nga 2004. Kanë ndodhur procese që duhen studiuar. Kjo nuk është një çmenduri e thjeshtë. Ka një arsye për këtë çmenduri”, tha Fuga.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

“Zoti na ruajt”, Zelensky i bën thirrjen e fortë NATO-s: Më sillni avionë. Nëse Ukraina bie, radhën e kanë këto tre shtete

Read Next

Çfarë ndodh me ata që tradhtojnë vendin gjatë luftës? Ukraina miraton ligjin “drastik”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular