Pushtimi në Ukrainë/ Një tjetër GODITJE e madhe vjen për Rusinë dhe Bjellorusinë

Jepi Share

Kompania American Express tha të dielën se do të pezullojë të gjitha operacionet në Rusi dhe Bjellorusi, duke iu bashkuar një numri korporatash perëndimore që po tërheqin biznesin e tyre nga Rusia, pasi Moska nisi pushtimin e Ukrainës.

“Në dritë të sulmit të pajustifikueshëm të Rusisë ndaj popullit të Ukrainës, American Express pezullon të gjitha operacionet në Rusi”, tha kjo kompani e kartave të kreditit përmes një deklarate të postuar në ueb-faqe.

“Ne po ashtu do të ndalojmë të gjithë operacionet biznesore në Bjellorusi”, shtoi kjo kompani. American Express i bashkohet kompanive Visa dhe Mastercard dhe PayPal, që njoftuan po ashtu se kanë pezulluar operacionet në Rusi për shkak të luftës në Ukrainë.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Sulmet e fuqishme në këtë qytet të Ukrainës dëmtojnë antenën, ndërpritet transmetimi televiziv dhe radiofonik

Read Next

Rusët sulmojnë civilët që po evakuoheshin, mes viktimave dy fëmijë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular