Putin fillon ‘spastrimet’ ushtarake, merr vendimin e papritur për një nga njerëzit më të afërt

Jepi Share

Humbjet e përditshme të Rusisë në frontin e luftës kanë shkaktuar pakënaqësi të Vladimir Putinit ku dhe ka filluar ‘spastrimet’ e para në rradhët e ushtrisë.

Sipas një postimi në Twitter, gazetari investigativ, Gristo Grozev, duke cituar burime të pavarura, shërbimi rus i sigurisë FSB (pasardhësi i KGB-së), arrestoi zëvendësdrejtorin e Gardës Kombëtare Ruse, Roman Gavrilov.

“Tri burime të pavarura raportojnë se gjenerali Roman Gavrilov, zëvendëskomandanti i Gardës Ruse (pjesë e ushtrisë së brendshme të Federatës Ruse, e cila pësoi viktima të rënda në Ukrainë), është arrestuar nga FSB. Gavrilov ka punuar edhe në të kaluarën në Gardën Presidenciale, domethënë në sigurinë personale të Putinit”, tha Grozev.

Arsyet e arrestimit të Gavrilov nuk dihen për momentin, por sipas disa burimeve, oficeri rus u arrestua për rrjedhje të informacionit ushtarak, me pasojë humbjen e jetës. Në të njëjtën kohë, dy burime të tjera vënë në dukje se Gavrilov bëri përdorim të kotë të karburantit, me rezultatin që shumë tanke ruse qëndrojnë në mes të rrugës nga mungesa e karburantit, siç kanë treguar shumë video të forcave ukrainase.

“Ndërsa është e vështirë të merret me mend se çfarë saktësisht do të çojë likuidimi/rirregullimi në krye të forcave të sigurisë, një gjë është e qartë: Putin pa dyshim e njeh krizën që po kalon ky operacion. Është aq e thellë sa ndryshon gjeneralët gjatë një lufte – aspak një praktikë e mirë.”, komenton edhe gazetari.

Megjithatë, mediat ruse  raportojnë se Gavrilov u dëbua për arsye të panjohura nga drejtori i Shërbimit Federal të Gardës Kombëtare të Federatës Ruse, Viktor Zolotov.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Ministri serb del kundër presidentit Biden: Është fyerje ta quash Putinin kriminel lufte

Read Next

Lubonja nxjerr prapaskenat: Shteti duhet të kishte institucione të emergjencës, kjo është propagandë! Disa spekulante që…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular