“Putini nuk i ka seriozisht negociatat, por do të….”, Paskal Milo: Qëndrimi i Kinës dhe Iranit ishte i pritshëm

Jepi Share

I ftuar në MCN TV, ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo deklaroi në edicionin e lajmeve në MCN TV se synimi final i Putinit nuk është pushtimi total i Ukrainës, por njohja e krahinave në Lindje të Ukrainës dhe vendosja e një qeverie filo-ruse në këtë vend.

Ndërsa komentoi votën e 141 vendeve në OKB, Milo tha se ishte i pritshëm qëndrimi i Kinës dhe Iranit.

“Është më rëndësi të diskutohet abstenimi i Kinës dhe Iranit. Janë dy fuqi që s’kanë dashur të ballafaqohen me Rusinë për arsye politike dhe gjeostrategjike. Ishte e pritshme sepse Kina ka mbajtur qëndrim të distancuar, ka mbajtur një gjuhë diplomatike dhe ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve, po kështu edhe Irani. Irani dhe Rusia në shumicën e rasteve bashkohen në qëndrime dhe politika të caktuara ndaj SHBA-ve dhe NATO-s”, tha Milo.

I pyetur nëse jemi para pushtimit të Ukrainës, ish-ministri i Jashtëm tha:

“Qëllimi kryesor i Rusisë nuk është pushtimi i gjithë Ukrainës. Duan që të njihet Krimeja si territor i tyre. Duan të legjitimojnë shkëputjen e Donbasit, që mund të qëndrojë në statusin e republikave të pavarura, që do jetë aneksim nga Rusia. E treta do të zëvendësojë qeverinë aktuale të Ukrainës dhe të vendos një tip  Janukoviç, ish-presidenti filorus i para disa viteve. Pra që Ukraina të vazhdojë si shtet i pavarur, por të bëjë politikën e Rusisë”.

Milo tha se Putini s’i ka seriozisht negociatat, por thjesht po përpiqet të fitojë kohë dhe pasi të kapë Kievin do të flasë me gjuhë tjetër.

“Tendenca është për ta rrethuar Kievin nga të gjitha anët dhe për të përdorur altilerinë, goditjet. Ndoshta goditjet do jenë të studiuara që mos shkaktojnë shumë viktima, por do synojnë pikat strategjike, përfshirë institucionet e shtetit ukrainas. Do varet nga mënyra si e ka organizuar qeveria e Ukrainës dhe presidenti Zelensky mbrojtjen e kryeqytetit dhe mbështetja që do merret nga jashtë në mbrojtjen e Kievit. Objektivi final është vendosja e një qeverie kukull në Kiev. Por taktika që po ndjek Putini sot është për të ushtruar presion për t’u dorëzuar dhe për të arritur në takim ato objektiva që ka. Nuk e ka seriozisht uljen në negociata, e ka sa për të fituar kohë, për të pushtuar Kievin. Edhe nesër mund t’i kapë këto pika sepse janë afruar tanket ruse në Kiev, atëherë do të flasë me gjuhë tjetër. Kemi të bëjmë me përplasje të mëdha gjeostrategjike. Kemi të bëjmë për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore me një agresion të panjohur që rrezikon të sjellë rrjedhoja në botë. Është një sfidë e madhe për Perëndimin”, u shpreh ai.

Milo tha se ngjarjet e fundit do të sjellin ndryshime të mëdha në marrëdhëniet ndërkombëtare, do të ketë riorganizime të aleancave në Evropë, një kohezion më të madh të botës perëndimore.

“Një aleancë ruso-kineze duket e mundshme në këtë moment, sepse kanë një target të përbashkët që është SHBA-ja dhe NATO”, shtoi ai.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Vuçiç në alarm: Po përgatitet anëtarësimi i Kosovës në OKB, Serbia është në një situatë jashtëzakonisht të vështirë!

Read Next

Shtëpia e Bardhë përgatit goditjen e radhës për Rusinë dhe Bjellorusinë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular