Rama: Çdo kriminel që ka vënë zjarre do marrë ndëshkimin e merituar

Jepi Share

Tiranë, 14 Gusht 2025 – Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot përmes një postimi në rrjetet sociale për një operacion të gjerë të Policisë së Shtetit në luftën kundër zjarrvënieve, duke theksuar angazhimin e pandërprerë të forcave të rendit për identifikimin dhe kapjen e autorëve të këtyre akteve kriminale.

Sipas të dhënave të publikuara, gjatë muajve qershor, korrik dhe deri më 14 gusht, Policia e Shtetit ka identifikuar 137 autorë të zjarrvënieve, nga të cilët 46 janë arrestuar dhe 91 të tjerë janë proceduar penalisht.

“Policia e Shtetit ditë natë në këmbë për identifikimin dhe kapjen e zjarrvënësve, në një sezon me një rritje të numrit të tyre po edhe me numrin më të madh të kapur nga forcat e rendit,” shkroi kryeministri Rama, duke vlerësuar punën e forcave operacionale, patrullave “Shqiponja” dhe teknologjisë së avancuar të përdorur për të çuar para drejtësisë autorët e këtyre veprave.

Forcat Kombëtare të Sigurisë, në bashkëpunim me drejtoritë vendore dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, do të vijojnë operacionet intensive në terren për të garantuar ndëshkimin maksimal të zjarrvënësve.

“Këta kriminelë meritojnë ndëshkime maksimale,” theksoi Rama, duke sinjalizuar zero tolerancë ndaj këtyre akteve që kërcënojnë pasurinë natyrore dhe sigurinë e qytetarëve.

Ky operacion vjen në një kohë kur zjarret kanë përfshirë disa zona të vendit, duke rrezikuar pyje, kullota dhe prona private.

Autoritetet kanë apeluar për bashkëpunimin e qytetarëve për të denoncuar çdo rast të dyshuar të zjarrvënies, duke garantuar reagim të shpejtë dhe anonimitet të plotë përmes numrit 112.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Shqipëria përdor inteligjencën artificiale për të luftuar korrupsionin në rrugën drejt BE-së

Read Next

Takimi në Alaskë-Trump: Putinit s’ia mban të luajë me mua

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular