“Rama dhe Luli paskan patur komunikim”/ Shpërthen keq Manjani dhe hedh dyshimet e forta

Jepi Share

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani akuzon kryeministrin Edi Rama dhe Lulzim Bashën se po bashkëpunojnë për zhdukjen e Partisë Demokratike.

“Rama dhe Luli paskan patur komunikim për zhdukjen nga politike të Partisë Demokratike. Paskan patur “divergjenca” vetëm tek afati, dmth koha e mbylljes së qepenit…

Luli madje i vuri qepenat e blinduara…

Kjo është arsyeja që AliBasha bën ankime absurde pa asnjë llogjikë ligjore.

Strategjia është ta mbajmë varur sa më gjatë ligjërimin zyrtar të PD deri sa të mos i shkojë më njeri nga pas.

Qartësisht AliBashët kanë mision mbylljen e PD! Dukshëm fare dhe tashmë edhe me provë. U paska folur vetë prova dje në kongresin e hashashit.

Po si legena që janë, nuk përplasen burrnisht, por pas krahëve dhe me gjykata.

Këto të fundit nëse do ndjekin udhëzimet e Ramës që e do të mbyllur PD-në, nuk kanë më asnjë lidhje me sistemin demokratik.

Të shohim!

Kam ende besim se gjyqtarët nuk do hedhin poshtë diplomat e tyre…”-shkruan Ylli Manjani.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Rama i kërkoi SPAK-ut të godasë kuçedrën e korrupsionit dhe të hetojë ish-kryeministrin Berisha/ Ja si e shohin gjermanët situatën në Shqipëri

Read Next

VIDEO/Hoxha i habit të gjithë: Benzema me 3 hurma bëri 3 gola, me 7 hurma bënte 7 gola

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular