Rudina Hajdari bën lëvizjen e rëndësishme pas gati 3 vitesh

Jepi Share

Rudina Hajdari është rikthyer pas më shumë se 3 vitesh në selinë e Partisë Demokratike. Ajo ka zbutur qëndrimin e saj ndaj Sali Berishës, duke thënë se mund të jetë pjesë e PD-së, por jo të marrë drejtimin e saj. Kjo nisur edhe nga fakti që SHBA-ja e ka bërë të qartë se do të shpallë edhe PD-në ‘Non Grata’ nëse Berisha do të rizgjidhej kryetar i saj.

“Kushdo që të jetë kryetar i PD duhet të mendoj përtej strukturave, përtej anëtarësisë, Berisha ka mbështetjen e anëtarësisë, por kur flasim për interesin e PD, për ringritjen e PD dhe për drejtimin e qeverisë nesër, duhet të kemi një ofertë të re, një grupim të ri, ku Berisha mund të jetë pjesë, po jo në rolin kryesor se në fund të ditës duhet të shohim çfarë shqiptarët duhet të mendojnë nesër. Shqiptarët ndoshta nuk do të duan një ofertë të vjetër. Ai ka qenë kryeministër, president, i ka dhënë këtij vendi ca ka mundur, dhe PD duhet të zgjedhje një ofertë të re”, tha Hajdari.

Për ish-deputeten demokrate, problemi i Berishës me SHBA-në, duhet të jetë personale dhe të shkëputet nga SHBA-ja.

“Problemi i Sali Berishës me SHBA të ngelet një problem personal që duhet ta zgjidhë dhe të izolohet nga PD, nuk mund ta marrim këtë çështje si kalë beteje për PD që nëse kjo do zgjidhjet dhe zgjidhet dhe marrëdhënia e PD me SHBA, PD ka nevoje për një ekip që zgjidhet nga anëtarësia, është koha të kemi platformën tonë si do zgjidhen hallet e shqiptarëve, janë shqetësime që t’i rikthehemi, e jo të merremi kush është Basha, Berisha, ne duhet të rikthejmë në vlerat që i takojnë, të zgjedhim një ekip të fortë, i kemi premisat për ta bërë përballë një qeveria të korruptuar”, tha Hajdari.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Ndodh në mes të ditës në kryeqytet/ Grabitet nga një person i armatosur filiali i Postës Shqiptare, kërcënohet me jetë punonjësi

Read Next

“Nuk kam qenë në dijeni”, Sali Berisha zbulon çfarë po ndodh me llogarinë e tij bankare dhe del me thirrjen e papritur drejtuar parlamentit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular