Rudina Magjistari pëson aksident, mësohet gjendja shëndetësore e moderatores shqiptare

Jepi Share

Moderatorja Rudina Magjistari ka pësuar një aksident ditën e sotme. Në nisje të programit të saj “Rudina”, Magjistari tha se kishte ndrydhur këmbën e për këtë arsye nuk mund të ecte dot mbi taka. Moderatorja tha se është e detyruar të qëndrojë ulur gjatë gjithë puntatës.

“Më gjeni ndryshe nga çdo herë tjetër. Më gjeni këtu pothuajse e pozicionuar në vendin tim sepse sinqerisht kam pasur një problem, një aksident të vogël me këmbën. Duke zbritur nga një shkallë pak e lartë pësova një tronditje të vogël dhe me taka e kam të vështirë që të eci, kështu që zgjodha më mirë të jem pranë vendit dhe t’i pres të ftuarit të hyjnë dhe të bëjnë atë hyrjen e tyre tradicionale në studio dhe sigurisht të zënë vend për të diskutuar për temat që kemi zgjedhur për të diskutuar për sot,”- tregoi ajo

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

(VIDEO) Ironia me bravën/Lulzim Basha e zbulon më në fund: Ja pse Berisha më thërret ashtu!

Read Next

Escobar zbarkon në Ballkan dhe lëshon mesazhin e fortë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular