Rusët tentuan të hyjnë në Uzinën e Armëve/ Si u përleshën me ushtarët shqiptarë, duke i lënë të plagosur

Jepi Share

Dy ushtarë shqiptarë të cilët ishin caktuar me detyrë për ruajtjen e Uzinës së Përpunimit të Armëve në Gramsh, kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme pasi janë përplasur fizikisht me 3 shtetas rusë, të dyshuar si agjentë.

Ushtarët shqiptarë kanë pikasur lëvizje të dyshimta tek 3 persona të cilët kanë tentuar të hyjnë fshehurazi në Uzinë, dhe janë afruar për t’i larguar.

Në momentin që janë afruar ka patur një përleshje fizike mes ushtarëve shqiptarë dhe tre rusëve, ku njëri prej tyre ka përdorur sprije dhe ka lënë të lënduar ushtarët shqiptarë.

Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit Kreshnik Ajazi, bëri me dije për gazetarin e Abc, Aldo Kozarja, se tre rusët janë arrestuar dhe po hetohen nga antiterrori.

Atyre u janë gjetur dhe sekuestruar mjete fotografike, ku në mikroçipe janë kapur foto të Uzinës.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Ç’po ndodh në Shqipëri? Tre rusë sulmojnë ushtarët shqiptarë në Gramsh, u hedhin lëndë djegëse (FOTO)

Read Next

Sulmi rus ndaj ushtarëve shqiptarë në Gramsh/ Politikani lëshon alarmin: Akt terrorist, Edi Rama të reagojë urgjent

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular