Rusia sulmon me raketa vdekjeprurëse, Zelensky dënon sulmin në shkollën e artit: Terror në këtë qytet do të mbahet mend për shekuj

Jepi Share

Autoritetet në qytetin Mariupol thonë se ushtria ruse ka bombarduar një shkollë arti ku ishin strehuar rreth 400 njerëz. 

Sipas autoriteteve lokale ndërtesa e shkollës u shkatërrua dhe shumë njerëz kanë mbetur nën rrënoja, por nuk ka asnjë informacion për numrin e viktimave.

Sipas mediave te huaja, pamjet kane treguar momentet kur Rusia ka gjuajtur me raketa vdekjeprurëse termobarike TOS-1A, të cilat supozohet se mund të shkatërrojnë organet e njeriut

Ndërkohë autoritetet ruse pohuan se raketat TOS-1A u përdoren kundër nacionalistëve ukrainas nga milicia popullore e Republikës Popullore të Donetskut me mbështetjen e ushtrisë ruse gjatë një operacioni special në Ukrainë.

Ndërkohë, autoritetet në qytetin lindor të Ukrainës, Kharkiv, thonë se të paktën pesë civilë, përfshirë një djalë nëntë vjeçar, janë vrarë nga bombardimet e fundit ruse.

Ndërkohë pamjet satelitore tregojnë si dukej teatri i Mariupolit përpara se të shndërrohej në rrënoja nga granatimet ruse.

Më herët, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se rrethimi i qytetit port nga Rusia ishte “një terror që do të mbahet mend për shekujt e ardhshëm”.

Komentet e tij erdhën pasi autoritetet lokale thanë se trupat ruse kishin dëbuar me forcë disa mijëra njerëz nga qyteti i rrethuar javën e kaluar, pasi Rusia kishte folur për ‘refugjatë’ që vinin nga porti strategjik.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Deklarata e fortë e presidentit Zelensky: Neve na duan të na shohin të vdekur

Read Next

“Djali i pa duke u puthur, u ngrit natën për ta vrarë të atin”- Nëna e dy fëmijëve rrëfen tradhtinë e bashkëshortit me kunatën: Nuk dua që im bir të përfundojë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular