Sanksione e rënda nga Perëndimi, reagon Kremlini: Ekonomia ruse po merr goditje serioze, por…

Jepi Share

Ekonomia ruse është prekur seriozisht nga sanksionet e vendosura nga Perëndimi, pas mësymjes së tyre në Ukrainë.

Kjo është pranuar nga zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov. Ai ka thënë përpara gazetarëve, se ekonomia ruse po merr goditje serioze, megjithatë sipas tij, ato ende do të mbahen në këmbë.

“Ekonomia ruse po merr goditje serioze,” tha Peskov gjatë një telefonate me gazetarët e huaj. “Por ka një kufi të caktuar sigurie, ka potencial, ka plane, ndërtimi është duke u zhvilluar” dhe ekonomia ruse “do të mbetet në këmbë”, shtoi ai.

Kujtojmë se shumë shtete të botës kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Rusisë, kryesisht të natyrës ekonomike. Kjo është parë si masë parandaluese nga Perëndimi për t’i dhënë fund agresionit të Putinit në Rusi.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Frikë nga pushtimi rus, pas Ukrainës, një tjetër shtet ish-sovjetik do të aplikojë menjëherë anëtarësimin në BE

Read Next

Asambleja e OKB miraton rezolutën kundër Rusisë, vjen reagimi i parë i Zelenskyt

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular