SHBA blindon Ukrainën, ja çfarë pritet të ndodhë

Jepi Share

Ukraina do të marrë një dërgesë të re të armëve amerikane brenda pak ditësh, duke përfshirë raketat Javelin dhe Stinger, tha sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Danilov, në një intervistë televizive të shtunën.

“Armët do të gjenden në territorin e vendit tonë së shpejti. Është çështje ditësh”, tha Danilov, raporton Reuters.

Aleatët e Ukrainës kanë dorëzuar dërgesa ajrore me armë për të forcuar ushtrinë e saj, në luftën kundër pushtimit rus. Rusia ka kritikuar dërgesat e tilla nga vendet anëtare të NATO-s.

Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, por hasi në rezistencë të ashpër nga forcat ukrainase.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

A është Berisha organizator i protestave kundër rritjes së çmimeve? Ja çfarë thotë ish-kryeministri

Read Next

Një grua e moshuar ukrainase vret tetë ushtarë rus pa armë, vetëm duke i ofruar…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular