Shemsi Prençi zbulon gabimet që e ‘fundosën’ Saimir Tahirin: Ja nga kush mund t’i ardhur e keqjam, brenda PS-së ka…

Jepi Share

Ish-kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi ka komentuar emisionin “Breaking” vendimin për dënimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri nga drejtësia shqiptare.

“Nuk jam i surprizuar, pasi vendimi doli për Tahirin për shpërdorim detyre. Po të kthemi në kohë në vitet 2015-2016 raportet e SHISH të klasifikuara nga instancat e larta të shtetit ka pasur në dijeni presidenti dhe kryeministri aktual, kanë qenë të trishtë dhe kur të vijë koha e deklasifikimit do të habiteni se si ka mundësi që në një shtet që pretendon të bëhet anëtar i BE nuk vihen në zbatim nga strukturat ligjzbatuese. Marrëveshje e dakordësi për ta dënuar me qëllim që të mos dënohet. Dënimi për një vepër, që është i lehtë për Tahirin.

I lehtë për faktin se shpërdorimi i në pikëpamje të funksionit nuk mund t’i përkiste ministrit të Brendshëm, ndërkohë që parandalimi i kanabizimit ishte detyrë e drejtorit të përgjithshëm të policisë. Ministri është post politik, nëse do të kishim një shpërdorim detyre nuk do të kishim vetëm një penalizim ndaj ministrit por të gjerë i shtrirë në strukturat e ministrisë dhe të policisë. Prokuroria e ka nisur hetimin për krijimin e grupit struktural për kultivimin e drogës, e përfundoi te shpërdorimi i detyrës së ministrit”, tha Prençi.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

“U dënua si në diktaturë”, Idajet Beqiri zbulon çfarë fshihet pas arrestimit të Saimir Tahirit: Ishte një vendim që…

Read Next

Rama nxjerr fotot: Parku i shtëpisë së Pavarësisë në Vlorë, hapësirë surprizuese

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular