Shpërthim me tritol në shtëpinë e kreut të FSHF-së, Armand Duka

Jepi Share

Një shpërthim me tritol është regjistruar mbrëmjen e sotme në shtëpinë e Kreut të Federatës Shqiptaret të Futbollit, Amrnad Duka. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes së sotme, në Durrës, ku banon edhe Duka. Vetëm kreu i FSHF-së është nisur me urgjencë nga Tirana drejt banesës së tij.

Paraprakisht raportohet se nga shpërthimi ka dëme materiale, kryesisht në portën e jashtme të shtëpisë. Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar.

Ky shpërthim vjen pikërisht sot kur Duka ka pasur dhe përballje të ashpër me kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili i ka shpallur luftë dhe në gjykatë për zgjedhjet në FSHF, por ende nuk ka detaje që mund ta lidhin tritolin me këtë luftë të hapur.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Gazetari Jul Kasapi flet me emra: Ky është shqiptari i vetëm që doli i gjallë nga “lufta” e drogës në Ekuador

Read Next

Tritol në shtëpinë e Armand Dukës/ Veliaj: I bëj thirrje policisë dhe prokurorisë të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular