
Nga Denis Dema-Shqipëria po ecën me hapa të shpejtë drejt autoritarizmit. Mbyllja e një tjetër media nga qeveria shqiptare nuk është një rast i izoluar, por pjesë e një skenari të qartë: eliminimi sistematik i çdo zëri kritik. Kjo nuk është vetëm censurë, është një mesazh politik i drejtpërdrejtë: “Kush guxon të flasë, do të heshtet.”
Mbyllja e një media nuk prek vetëm gazetarët, prek çdo qytetar që ka të drejtë të informohet.
Ky veprim godet në zemër të demokracisë dhe e zhyt vendin në një realitet ku propaganda zëvendëson të vërtetën. Nëse sot heshtim, nesër do të zgjohemi në një vend ku fjala e lirë do të jetë vetëm kujtim.
Demokracia nuk funksionon pa media të lirë dhe një qeveri që i trembet së vërtetës, nuk i shërben qytetarëve, por vetëm vetes.
