
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja në Greqi ku një 27 vjeçar shqiptar u akuzua se kishte përdhunuar një 17 vjeçare. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore të kryer ndaj 17 vjeçares, me kërkesë të Prokurorisë së Athinës, theksohet se shqiptari nuk ka ushtruar forcë ndaj të resë por gjithçka është realizuar me konsensus.shqiptari greqi
Sipas burimeve mjeko-ligjore, theksohet se 17-vjeçarja nuk ka mavijosje, gërvishtje, ndërkohë që duket se e reja ka pasur raporte me shqiptarin në të kaluarën edhe pse nuk specifikohet periudha e caktuar.
Manolis Vamvounakis, avokati i 27-vjeçarit shqiptar, duke folur për median greke protothema.gr, nënvizoi se klienti i tij pas ekspertizës mjeko-ligjore nuk mund të shpallet fajtor.
Konkretisht ai u shpreh si vijon: “ Rezultati i ekspertizës mjeko-ligjore justifikon pretendimin e klientit tim se ai nuk e ka dhunuar asnjëherë denoncuesen dhe se gjithçka është bërë me konsensus. Ekspertiza mjekoligjore rezultoi negative dhe deklaratat kontradiktore të pretenduara nga viktima dhe nëna e saj tregojnë krejt të kundërtën e asaj që ka ndodhur në të vërtetë. Shpresoj që ato të përballen me drejtësinë për deklaratat të rreme mbi akuzën e përdhunimit. Ju deklaroj se do të marr masa ligjore kundër vajzës që është konsideruar viktimë e përdhunimit dhe nënës së saj në ditët në vijim”
27-vjeçari shqiptar do të paraqitet të premten në orën 11:00 në gjykatë.
Si ndodhi ngjarja sipas akuzave të 17 vjeçares greke
17 vjeçarja e denoncoi 27 vjeçarin shqiptar në policinë e Korydallosit duke thënë se ai ishte pakistanez, duke mos marrë parasysh që ishte shqiptar. Ai ka përdorur një profil të rremë në Instagram, përmes të cilit i është afruar nxënëses së Liceut të 2-të dhe pas komunikimeve të vazhdueshme e ka bindur që të takohen.
Ai iu prezantua si pakistanez 17-vjeçares dhe më pas e dërgoi në një ambient të mbyllur në Korydallos dhe pasi ndezi televizorin në “kupë të qiellit” që të mos dëgjonin njerëzit aty pranë, ai përdhunoi vajzën greke.
Madje, guximi i tij ishte i tillë që pas aktit të tij dhe pasi kishte lënë “gjurmë gjenetike” në bluzën dhe trupin e saj, teksa e ka marrë me motor duke e ka kthyer në shtëpinë e saj, ndërsa e ka kërcënuar që të mos thotë asgjë, duke i thënë se sapo kishte dalë nga burgu.
Si nisi njohja
Pak ditë më parë, studentja 17-vjeçare nga Kamatero e njohu 27 vjeçarin përmes Instagramit i cili shfaqej me pseudonim në rrjetet sociale. Ajo nuk e imagjinonte atë që e priste. Ai e bindi adoleshenten të takoheshin në orën 21:30 jashtë shtëpisë së saj për një shëtitje. Ai shkoi dhe e mori me motor duke e çuar në një park në zonën e Korydallos duke u sjellë në mënyrë agresive me vajzën ndërsa kjo e fundit kërkonte që ta kthente në shtëpinë e saj. Por shqiptari gjaknxehtë kishte plane të tjera, shkruan Protothema.
Përdhunimi

Ora ishte 22:10. Autori, në vend që ta çonte në shtëpinë e saj, e çoi në një apartament në katin përdhes në të njëjtën zonë, aty ku edhe e përdhunoi. Ai mbylli derën, ndezi televizorin që fqinjët të mos dëgjonin se çfarë po ndodhte u zhvesh dhe u vërsul mbi të miturën. Skena horror zgjati rreth gjysmë ore. Vajza rezistoi dhe me gjithë forcën që i kishte mbetur iu lut të ndalonte. Por më kot… Pas përfundimit të aktit të tij, shqiptari dhe pasi kishte lënë gjurmë gjenetike në bluzën e 17-vjeçares, e urdhëroi atë të ngrihej dhe ta çonte në shtëpinë e saj. Madje, ai i kërkoi të mos fliste për të gjitha gjërat e tmerrshme që pësoi, duke i thënë se së fundmi ishte liruar burgu i Korydallos. Vajza pak më vonë dhe në gjendje shoku ka shkuar në policinë e Korydallos ku ka denoncuar përdhunimin e saj.
Në fakt, ajo ka bërë një përshkrim të shqiptarit dhe profilin që përdor në Instagram, ndërsa është urdhëruar të kontrollohet nga mjeku ndërsa i është marrë bluza me gjurmën biologjike të autorit dhe është dërguar në laboratorët e mjekësisë ligjore për analiza. 27-vjeçari u arrestua në shtëpinë e tij në Agia Varvara.
