Shqiptarja në Greqi hedh nga ballkoni nipin dhe mbesën, zbardhen dëshmitë e para

Jepi Share

Mbarë Greqia është tronditur nga ngjarja shokuese që është regjistruar ditën e sotme në Egaleo ku tezja shqiptare ka hedhur nga ballkoni nipin dhe mbesën 2 dhe 5 vjeç dhe më pas është vetëhedhur.

Për fat të mirë fëmijët janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtim mjekësor në spital

“Tezja na hodhi nga ballkoni”, bërtisnin duke qarë fëmijët.

Fqinjët që dëgjuan fëmijët duke qarë dhe bërtitur dolën nga banesat e tyre dhe panë dy fëmijët të shtrirë në tokë dhe tezen duke tentuar të hidhet nga ballkoni.

Fëmijët na thanë: “ Tezja na hodhi nga ballkoni Unë dola duke dëgjuar fëmijët që qanin. Nëna ndodhej brenda në shtëpi dhe ishte në gjendje shoku. Natyrisht që gruaja nuk e kuptonte se çfarë kishte ndodhur me fëmijët e saj dhe po bërtiste ”, tha për protothema.gr një fqinj që doli nga shtëpia për të ndihmuar dy fëmijët e mitur të familjes .

“ Fëmijët bërtisnin, ne dolëm dhe pamë tezen duke hedhur vazot me lule nga ballkoni, fëmijët në rrugë dhe ajo që po përpiqej të binte poshtë. Nuk arritëm ta ndalonim dhe ajo ra”, tha një fqinj tjetër për protothema.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Putin nuk ndalet/ Pentagoni paralajmëron Ukrainën: Ja çfarë do të ndodhë në vijim

Read Next

Drogë me avion nga Shqipëria drejt Italisë, dënohet i besuari i Lamajve/ Zbardhet si i gjente klientët

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular