Si “avulluan” paratë për rindërtimin e shtëpive? Rama merr në mbrojtje Elvis Naçin: Atyre u them që…

Jepi Share

Në kuadër të rindërtimit të shtëpive të shkatërruara pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019, ditën e sotme janë dorëzuar ditën e sotme 150 shtëpi të reja në Thumanë.

Kryeministri Edi Rama ka qenë i shoqëruar në Thumanë nga imami Elvis Naçi dhe aktori i njohur Mirush Kabashi.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka thënë se këto shtëpi janë ndërtuar me kontributin e fondacionit “Firdeus”.

Ndër të tjera, Rama iu ka dhënë përgjigje dhe të gjithë atyre që sipas tij e kanë akuzuar imamin Elvis Naçi për “avullimin” e parave të dhuruara nga donatorët.

“Nëse Elvisi nuk donte që të t’i kthente përgjigje atyre që në mënyrë të përsëritur akuzuan këtu se ikën lekët e shtëpive, u tretën paratë e donatorëve, u avulluan miliardat e dhëna nga bota, unë me thënë të drejtën nuk i lë dot pa iu kthyer përgjigje. Veprat fillojnë kur fillon puna për studimin pastaj për projektin, kontratat dhe pastaj vijmë tek realizimi.

Vazhduam me të gjithë transformimin e infrastrukturës për të ardhur tek projekti që të ndërtoheshin shtëpitë. Çdo punë do kohën e vet. Së bashku ne realizuam atë që ne nuk e kemi  gjetur në asnjë plan rindërtimi, që të ju japim shtëpitë falas, qoftë dhe përmes një kredie të butë që ndodh në Itali, Greqi.

Bashkë me bashkinë po bëjmë dhe disa punë të tjera që kanë mbetur, qoftë për qendrën shëndetësore, qoftë dhe për një park lodrash për fëmijët. Thumana është një model zhvillimi të qëndrueshëm urban dhe social. Shumë lagje të vendit tonë do të donin të ishin si Thumana. Demokratëve që nuk janë pak në Thumanë, iu uroj t’i gëzojnë shtëpitë njësoj si të tjerët dhe të mos i heqin bravat njëri-tjetrit, por të respektojnë njëri-tjetrin”, tha Rama.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Vangjeli bën deklaratën e fortë: Kanë paguar deri në 300 mijë euro për një vend në listën e…, deputeti i PD-së e konfirmon

Read Next

Televizioni rus tregon si mund të shkatërrohet Europa për 200 sekonda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular