VIDEO-Tritan Shehu na lë pa mend- Trondit Kuvendin: Ja ç’po ndodh me ushqimet në Shqipëri

Jepi Share

Deputet i PD, Tritan Shehu, në një deklaratë në Kuvendin e Shqipërisë theksoi se sot shqiptarët nuk kanë siguri për cilësinë e ushqimeve, pasi sipas tij, Edi Rama e ka shkatërruar AKU-në.

Shehu tha se sot qytetarët shqiptarë përballen me dy probleme, me cilësinë ushqimore, dhe sipas tij problemi i dytë dhe më i rëndë, është çështja e tregtimit.

Shqipëria ka ngelur sot pa Autoriteti Kombëtar Ushqimor, jo se AKU ka bërë mrekulli. Unë kam qenë kundër dhe kam kritikuar ashpër AKU për të gjithë korrupsionin që ka çuar në denigrimin dhe shkatërrimin e cilësisë së ushqimeve për popullsinë dhe të kontrollit ushqimor në vendin tonë. Por ta shkatërrosh AKU-n në këtë mënyrë pa dhënë asnjë alternativë, pa ardhur këtu në parlament është mjaft e rëndë. Kjo hap një rrugë mjaft të madhe një korrupsioni galopant të jashtëzakonshëm në çështjen e ushqimit të popullsisë. Ku jo heq edhe normalisht çdo kontroll që shpërndahet ushqimi në Shqipëri. Kjo bën që të mos ketë asnjë përgjegjshmëri kërkush. Qoftë dhe formale siç ka qenë më përpara, e cila duhet të ishte reale. Kjo i vendos shqiptarët përballë dy problemeve, jo vetëm përkeqësimit galopant të cilësisë ushqimore, por edhe një korrupsioni tjetër akoma më galopant në cështjet e tregtimit, importit dhe prodhimit të ushqimeve.” tha Shehu.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Rama jep ultimatumin e radhës në Vlorë-Ç’po ndodh me vendin?

Read Next

Rama: Mos mu qani për tokat e xanuna, do i hyj me themel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular