Skandali i Inceneratorëve/Zv/presidenti i FSHF-së mori 2250 euro për të parë ndeshjen Juventus- Barcelona

Jepi Share

Në dosjen e SPAK për inceneratorin e fierit ku së fundmi ka ngritur akuza për 11 të proceduar. Arben Dervishaj, mbikëqyrësi i punimeve, ka firmosur për punë të pakryera dhe pajisje që nuk ishin blerë.

SPAK thotë se për këto shteti ka pësuar një dëm prej 4 milionë eurosh, para që kanë shkuar për kompaninë koncesionare të inceneratirit të Fierit. Kjo pagesë është kryer në qershorin e këtij viti.

Prokuroria ka zbardhur dhe udhëtimet e të akuzuarve, të cilat janë paguar nga pronari i inceneratorit Klodian Zoto. Arben Dervishaj, mbikëqyrësi i punimeve tek inceneratori i Fierit, ka marrë prej tij 2250 euro për të parë ndeshjen në Torino, mes Juventusit dhe Barcelonës.

Një tjetër pagesë, biznesmeni Dervishaj e ka përfituar dhe për një udhëtim që ka kryer në Izrael me vajzën e tij. Ka qëndruar në hotel Kroun Plaza tel Aviv dhe pagesat u kryen nga llogaria bankare e Klodian Zotos me një vlerë prej 1920 eurosh.

Etleva Kondi, anëtarja e komisionit të dhënies së koncesionit, ka përfituar gjithashtu udhëtime dhe pagesa nga Klodian Zoto. Ajo së bashku me të bijën qëndruan në të njëjtin hotel me Mirel Mërtirin. Në dosjen e spak thuhet se për to, janë paguar 840 euro.

Përfitime ka marrë dhe Alqi Bllako, ish sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit. Babai i tij, i cili rezultonte i punësuar në incenerator, është shpërblyer me rreth 15 milionë lekë paga nga tetori 2018 deri në janar të 2020.

Të akuzuarit thuhet në dosjen e SPAK, ishin në dijeni të hetimeve. Prokuroria kërkoi masën arrest me burg për shkak se ata mund të largoheshin jashtë vendit apo mund të ndërhynin në hetime.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Universiteti i Napolit, cikël ligjëratash për didaktikën e gjuhës shqipe

Read Next

Pas skandalit të hakerimit të të dhënave nga iranianët, bankat do të “hyjnë” në e-Albania nga janari i vitit të ardhshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular