Stafeta kulturore “Qyteti im evropian” ndalon dhe në Kukës

Jepi Share

Këtë fundjavë, në mjediset e Pallatit të Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Kukësit, 38 talente të reja nga shkollat 9-vjeçare “Avni Rustemi”, “Bajram Curri”, “Lidhja e Prizrenit”, “Ahmet Voka” dhe “Riza Spahiu” u bënë bashkë për të ekspozuar punimet e tyre të pikturës, fokusuar në temat e mjedisit, efekteve nga ndryshimet klimatike dhe mbrojtjes së shtresës së ozonit.

Ekspozita titullohej “Qyteti im evropian” dhe është një seri aktivitetesh kulturore rinore, të cilat janë organizuar edhe më parë me talentet e reja në Tiranë, Korçë, Mat, Tepelenë dhe Gramsh.

ABC Tirana Club, në rolin e organizatorit synon që përmes ekspozitave të tilla të japi impuls të ndjeshëm në gjallërimin e jetës kreative artistike mes të rinjve të talentuar; si dhe t’u japi kurajë atyre që, krahas aksesit të prezantimit krijues në publik, të forcojnë zërin që të dëgjohet më shumë në problematikat me të cilat përballet komuniteti.

Projekti është një kombinim i angazhimit kreativ artistik me ndërveprimin social të talenteve. Po ashtu ai përpiqet të sensiblizojë pjesëmarrësit duke i informuar dhe edukuar për vlerat evropiane dhe për rëndësinë e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë. Nënkryetarja e Bashkisë së Kukësit, znj Ergita BILALI ka vlerësuar maksimalisht idetë e autorëve dhe mënyrën e realizimit të punimeve.

Pushteti vendor ka projekte konkrete në shërbim të fëmijëve dhe të rinjve, por dhe gjeneratat e tjera, u shpreh ajo. Drejtoresha e Qendrës Kulturore të Fëmijëve, znj Aishe ADEMI ka qenë mjaft aktive në fazën e zbatimit të projektit “Qyteti im evropian”. Ajo përmendi faktin se në bashkinë e Kukësit ka edhe më shumë talente në artet pamore, por dhe në gjini të tjera të artit.

Mbështetës në angazhimin e autorëve të punimeve ishin dhe instruktorja Valbona CENAJ, si dhe mësuesi i arteve pamore Armir DANJOLLI. Skenografi Halit Toçi bëri një “lexim” artistik të punimeve të nxënësve duke identifikuar elementë të veçantë në krijimtarinë e tyre.

Autorët e punimeve, të cilët kishin punuar në teknika të ndryshme për të prezantuar fabulat e përzgjedhura, treguan për pjesëmarrësit eksperiencën e tyre artistike, si dhe procesin e realizimit të pikturës.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

UGSH ndan çmimet e vitit 2023 për gazetarët shqiptarë

Read Next

VIDEO/ Lorenc Vangjeli plas “bombën”: Ministra dhe ish-ministra po dridhen nga SPAK-u, edhe shefat e botës së medias atje do shkojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular