Sulmet në Ukrainë, Xhaçka mban qëndrim të ashpër: Rusia mbeti e vetme

Jepi Share

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka tha se Rusia ka mbetur e vetme në veton ndaj rezolute për të ndalur agresionin mbi Ukrainë.

Xhaçka shkruan se ajo që po bën Rusia është e paligjshme, është një sulm ndaj ligjit ndërkombëtar dhe rendit të bazuar në rregulla.

Ndër të tjera ajo shkruan se 80 vende anëtare të OKB bashkësponsorizuan rezolutën, ndërsa 11 nga 15 anëtarë të Këshillit të Sigurimit e votuan atë.

“Rusia mbeti e vetme dje në vendosjen e vetos ndaj rezolutës së bashkëhartuar nga SHBA dhe Shqipëria në Këshillin e Sigurimit të OKB  , e cila bën thirrje për t’i dhënë fund agresionit kundër Ukrainës.

Kjo që Rusia po bën është e paligjshme, është një sulm ndaj ligjit ndërkombëtar dhe rendit të bazuar në rregulla.

Ky sulm nuk mund të vazhdojë, ndaj le të qëndrojmë të gjithë së bashku përkrah Ukrainës.

80 vende anëtare të OKB bashkësponsorizuan rezolutën, ndërsa 11 nga 15 anëtarë të Këshillit të Sigurimit e votuan atë”, shkruan Xhaçka.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Gjoka: Shqipëria gati të presë ukrainasit, jemi në komunikim me shqiptarët në Kiev

Read Next

Zbardhen zhvillimet e fundit/ Vendet baltike mbyllin hapësirën ajrore për Rusinë, Holanda dërgon raketa në Ukrainë. Ja çfarë ka ndodhur deri tani në ditën e tretë të pushtimit rus

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular