Sulmi me armë ndaj autobusit të nxënësve në Kosovë, reagojnë Ilir Meta dhe Lulzim Basha

Jepi Share

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Kosovë, ku pas sulmit me armë zjarri ndaj një autobusi me nxënës mbrëmjen e sotme humbën jetën shoferi dhe dy nxënës. Meta shprehet i tronditur dhe iu shpreh ngushëllimet familjarëve të viktimave dhe gjithë popullit të Kosovës. Ai thotë se beson se insitucionet e Kosovës do e zgjidhin shpejt këtë çështje.

“Thellësisht i tronditur nga akti kriminal në Gllogjan të Deçanit, ku sipas të dhënave paraprake raportohet për tre humbje jete dhe një të plagosur. Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe solidaritetin e plotë familjeve të të vrarëve dhe të gjithë popullit të Kosovës, duke bashkëndarë me ta dhembjen e madhe për këtë ngjarje shumë të rëndë. Të lënduarit i uroj shërim sa më të shpejtë dhe përgëzoj ekipet mjekësore për përkushtimin dhe profesionalizmin, që po dëshmojnë! Kam besimin e plotë se institucionet përgjegjëse dhe drejtësia në Republikën e Kosovës do të zbulojnë sa më parët autorët, që meritojnë ndëshkimin më të ashpër ligjor.”-shkruan Meta në rrjete sociale.

Ndërkohë për ngjarjen ka reaguar edhe kreu i PD, Lulzim Basha. Në një status në Facebok Basha shkruan: Dhimbje dhe trishtim për ngjarjen e sotme në Deçan. Ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave. Shërim të shpejtë nxënësit që po merr ndihmën mjekësore. Jam i sigurt se autoritetet do bëjnë gjithcka për zbardhjen dhe vënien para drejtësisë të autorëve të këtij krimi makabër”, shkruan Basha. 

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

VIDEO/Pamje të rënda, ky është momenti kur mjekët marrin viktimat e sulmit vrasës në Kosovë

Read Next

Zëvendësdrejtori Rajonal i Policisë së Pejës, Elshani: Dyshohet se sulmi mbi autobus u krye nga…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular