Sulmuan kancelarin e Gjykatës së Elbasanit, identifikohet njëri nga autorët (EMRI)

Jepi Share

Një nga agresorët që  sulmuan kancelarin e Gjykatës së Elbasanit, Ledio Sulkuqit është identifikur dhe është shpallur në kërkim.

Policia e Elbasanit, pasi ka marrë të gjitha kamerat e rrugës Egnatia ne Lagjen “Kala”, por edhe kamerat e bizneseve, që ndodhen përballë automjetit të autorëve kanë identifikuar njërin prej tyre, i cili është Osama Gashi, tashmë i shpallur në kërkim.

Ndërkohë nga kamerat e sigurisë pranë vendit ku ndodhi ngjarja duken dy persona, njëri me kapele të zezë prandaj policia po punon për identifikimin e autorit të dytë.

Sulkuqi u sulmua me mjete të forta, levë, disa ditë më parë teksa po dilte nga zyra e tij e punës. Deri më tani dyshohet që sulmi ka ardhur për shkak të detyrës.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

“Ata e nxorën nga makina”/ Rrëmbehet djali 16-vjeçar i guvernatorit

Read Next

Kremlini bën deklaratën e papritur: Rusia është e frikësuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular