Taulant Balla: Lajm i mirë nga Gjermania për shqiptarët

Jepi Share

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka përshëndetur vendimin e Bundesratit gjerman, i cili votoi njohjen e lejeve shqiptare të drejtimit.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” Balla, i cili është dhe Kryetar i Grupit të Miqësisë Shqipëri-Gjermani, deklaron se prej sot konvertimi i patentave shqiptare në Gjermani do të bëhet pa provime shtesë.

Sipas Ballës, rregullorja e re pritet të hyjë në fuqi pas publikimit në fletoren zyrtare të Gjermanisë brenda disa ditësh.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

LAJM I MIRË!

Prej sot konvertimi i patentave shqiptare në Gjermani do të bëhet pa provime shtesë. Këtë e miratoi sot në Berlin, Këshilli Federal i Gjermanisë, me kërkesë të qeverisë federale.

Rregullorja e re pritet të hyjë në fuqi pas publikimit në fletoren zyrtare të Gjermanisë brenda disa ditësh.

Rregullorja e re mundëson njohjen e pothuajse të gjitha kategorive të patentave shqiptare dhe kosovare në Gjermani. Rregullorja e re vlen vetëm për personat që kanë një vendbanim të rregullt në Gjermani dhe që e kanë bërë patentën përpara se të merrnin rezidencën në Gjermani.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Çfarë po ndodh? Forcat policore zbarkojnë në të gjithë vendin

Read Next

“Do angazhohem fuqishëm në politikë”, Presidenti Meta del me deklaratën e jashtëzakonshme dhe ka një paralajmërim: Askush s’do guxojë më të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular