
Pas ngjarjeve të fundit që kanë përfshirë futbollin në Shqipëri dhe drejtuesit e saj, UEFA ka reaguar duke shprehur shqetësim. Shpërthimi në banesën e Armand Dukës dhe përfshirja e politikës në futboll shqetëson së tepërmi UEFA-n e cila ngre dyshimë në lidhje me sigurinë e kryeqytit që pret fianlen e Europa Conference League më 25 maj. UEFA tha se zyrtarët e saj do të udhëtojnë së shpejti në Shqipëri për të diskutuar shqetësimet e vazhdueshme rreth ndërhyrjeve politike në futboll atje përpara zgjedhjeve të federatës.
Gjithashtu delegacioni i saj dëshiron të “diskutojë çështjet aktuale dhe të ngrejë shqetësimet e saj në lidhje me organizimin e sigurt të Ligës së Konferencës së Evropës 2022 UEFA në Tiranë, në dritën e ngjarjeve të fundit.” UEFA e ka përshkruar ndërhyrjen e jashtë në futbollin shqiptar si “qartësisht të papranueshme” dhe një shkelje e rregullave.
