
Kështu po raporton prestigjiozja britanike The Guardian. Sipas tyre, në një postim në Twitter, Zelensky tha se vendi kishte premtuar mbështetje ushtarake dhe humanitare për Ukrainën.
Çdoherë sipas mediumit britanik, Turqia do të ndalojë anijet luftarake që kalojnë nëpër ngushticat e Dardaneleve dhe Bosforit, që lidh Detin e Zi me Mesdheun.
Të enjten 13 ushtarë ukrainas u vranë në ishullin e vogël shkëmbor të Gjarprit në Detin e Zi kur u bombarduan nga një anije dhe nga avionët ushtarakë rus.
