
Një ngjarje tragjike ka ndodhur pranë një xhamie sunite në Afganistan ku mbetën të vrarë 33 persona nga një sulm me bombë.
Dhjetëra të tjerë janë plagosur, ka thënë një zëdhënës i talebanëve. “Një shpërthim bombë pranë një xhamie në lagjen Imam Sahib të Kunduzit ka vrarë të paktën 33 civilë, duke përfshirë fëmijë,” shkroi zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid në Twitter.
Gjithashtu, njoftoi se 43 persona janë lënduar. “Autorët e këtyre sulmeve janë elementë satanikë dhe po bëhen përpjekje serioze për arrestimin dhe ndëshkimin e tyre,” tha ai.
