Trump lëshon furtunën amerikane për Izraelin dhe Gazën: Veproni shpejt…

FILE – Former President Donald Trump speaks during a rally in Perry, Ga., on Sept. 25, 2021. The editor of Forbes magazine testified Thursday, Dec. 16, 2021, before a grand jury hearing evidence in a criminal investigation of former President Donald Trump and his business practices, answering questions about an article examining whether the former president inflated his wealth. (AP Photo/Ben Gray, File)

Jepi Share

Presidenti Trump ka bërë apel për t’i dhënë fund luftës në Gazë. Ai ka kërkuar lirimin e pengjeve, ndërsa tensioni midis Izraelit dhe Hamasit vijon.

Bëni marrëveshje në Gazë. Kthejini pengjet mbrapsht”, shkruan Trump në Truth Social.

Shenja të lëvizjes së mundshme drejt një marrëveshjeje u shfaqën të dielën.

Ndërkohë, një këshilltar i lartë i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu do të mbërrijë në Uashington këtë javë për të diskutuar një armëpushim të mundshëm, sipas Associated Press.

Duke cituar një zyrtar anonim izraelit, AP raportoi se janë gjithashtu në proces planet që Netanyahu do të vizitojë SHBA-në.

Megjithatë, Hamasi e ka akuzuar Netanyahu për zvarritjen e veprimeve për një marrëveshje të mundshme.

Hamasi ka thënë se është i gatshëm të lirojë pengjet në këmbim të një tërheqjeje të plotë të trupave izraelite dhe përfundimit të luftës.

Hamasi akuzon Netanyahun se këmbëngul për një marrëveshje të përkohshme.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i Netanyahut e etiketoi Hamasin si pengesën kryesore për t’i dhënë fund luftës.

Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump i sheh procedurat ligjore në vazhdim kundër  Netanyahut i cili po përballet me akuza për korrupsion, si një pengesë tjetër.

Në një postim të shtunën në mbrëmje në Truth Social, zoti Trump tha se Netanyahu po negocionte një marrëveshje me Hamasin për të përfshirë lirimin e pengjeve, por mbeti i bllokuar në gjykatë gjithë ditën. Presidenti më parë ka kërkuar që gjyqi të anulohet.

“Është një gjueti e shtrigave që u detyrova të duroja”, shkroi Trump, ndërsa shtoi se “kjo parodi e ‘drejtësisë’ do të ndërhyjë në negociatat si me Iranin ashtu edhe me Hamasin. Me fjalë të tjera, është çmenduri të bësh atë që prokurorët e pakontrolluar po i bëjnë Bibi Netanyahut.”

Gjykata izraelite anuloi dy ditë të tjera dëshmie nga Netanyahu të planifikuara për këtë javë me kërkesë të kryeministrit, mes zhvillimeve të sigurisë dhe diplomatike.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

VIDEO/ Braçe kapet me ministrin e Ramës: Ore ça pune ke me fshatarët që u dërgon policinë

Read Next

VIDEO-Messi drejt rikthimit në Europë/ Ja çfarë shkruajnë mediat argjentinase

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular