U dërguan për të vrarë Zelenskyn, flet për herë të parë lideri çeçen

Jepi Share

Teksa trupat ushtarake çeçene i janë bashkuar Putinit në luftimet me Ukrainën, lideri i Republikës së Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, ka deklaruar se “Rusia nuk është agresore në Ukrainë”.

Në një  intervistë të  dhënë për mediat serbe, Kadyrov deklaroi se Rusia dhe ai personalisht kurrë nuk do të harrojnë se Serbia, e vetmja krahas Bjellorusisë, nuk i ka vendosur sanksione Rusisë dhe falënderoi Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiçin, për siç tha “politikën paqësore që po ndjek”.

“Republika e Çeçenisë ka përjetuar para jo shumë kohësh dy operacione të vështira luftarake. Kemi ndjerë pasojat e rënda të luftës, e nxitur kah fundi i shekullit të kaluar si rezultat i provokimeve të shërbimeve të huaja informative, qëllimi i së cilave ishte shkatërrimi i Rusisë.

Vetëm falë politikës së vendosur të Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin dhe udhëheqësit kombëtar të popullit çeçen, Ahmat Kayrov, terrorizmit ndërkombëtar në Çeçeni ju thye kurrizi”, tha Kadyrov.

Një njësi speciale çeçene ju bashkua trupave ruse në luftën me Ukrainën, teksa mediat raportuan se ata kishin marrë detyrë speciale për të vrarë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, dhe zyrtarë të tjerë.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

“SPAK të mos bëhet pis nga lojërat e çiftit të 17 Majit”, Kryemadhi i përgjigjet flakë për flakë Bashës: Estrada e Bravës nuk ka të mbaruar…

Read Next

Putin i revoltuar, tregon çfarë e ka shkaktuar rritjen e çmimeve të energjisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular