
Para pak ditësh, Armando Mici u gjet i vdekur brenda makinës së tij e cila po digjej në Kërrabë. Ka dyshime se 32-vjeçari mund të jetë vrarë dhe jo të ketë kryer vetë aktin e rëndë të vetëflijimit. Ka dyshime se 32-vjeçari mund të jetë urdhëruar nga persona të tjerë që të shkojë të blejë 13 litra benzinë dhe ta çojë në Krrabë ku u gjet i vdekur. Ky dyshim vërtetohet nga kamerat e sigurisë së karburantit të cilat e kanë filmuar të riun duke blerë benzinën. Punonjësi i karburantit ka treguar para policisë se Mici nuk kishte bërë asnjë veprim dyshues gjatë kohës që ka blerë benzinën.
Punonjësi ka treguar se kur e ka pyetur, Micin se përse i duheshin 13 litra benzinë me bidon ai i ka treguar se e kishte lënë makina në Krrabë, pra në vendin ku u gjet pa jetë. Por në kamerat e karburantit, viktima shfaqet me makinën në pronësi të tij dhe për të cilën i tha punonjësit të karburantit se e kishte lënë në mes të rrugës në Krrabë në aksin e vjetër Elbasan-Tiranë.
Në fillim kjo ngjarje u raportua se ka ndodhur për shkak të gjendjes depresive ku ishte futur 32-vjeçari.
