
Zëvendës Shefi i Zyrës së Presidentit të Ukrainës Kyrylo Tymoshenko raportoi se kryetari i bashkisë së Melitopol, Ivan Fedorov u lirua.
Kjo është bërë e ditur nga agjencia Ukrinform. “Një operacion special për lirimin e kryebashkiakut të Melitopolit, Ivan Fedorov sapo ka përfunduar me sukses. Ai është i sigurt,” tha Timoshenko, duke siguruar se Fedorov do të kthehet në postin e kryetarit të bashkisë.
