UGSH, dega Tiranë mirëpret gazetarët nga Kosova dhe Serbia, diskutohen problemet e medias në Shqipëri

Jepi Share

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë mirëpriti në zyrat qendrore në Tiranë një grup gazetarësh shqiptarë të Kosovës së bashku me gazetarë të komunitetit jo-shumicë, respektivisht të komunitetit serb, në një aktivitet të organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë.

Grupi i gazetarëve është njohur me historikun e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë si organizatë në mbrojtje të të drejtave të gazetarëve shqiptarë duke nisur nga statusi socio-ekonomik i gazetarëve deri tek denoncimi në rastet e dhunës verbale dhe fizike ndaj tyre.

Gjithashtu, u trajtua një aspekt i veçantë sa i përket bashkëpunimit me dy degët ndërkombëtare të Unionit të Gazetarëve, siç është ajo në Bruksel dhe tjetra në New York, por edhe kontributi në hapësirën e trevave shqiptare; Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Luginën e Preshevës.

Kreu i Unionit të Gazetarëve të Tiranës, Bardhi Quku bëri një prezantim të historikut të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, rolin dhe kontributin që kjo organizatë ka luajtur përmes denoncimit të rasteve të shkeljeve të të drejtave të gazetarëve, pushimeve të padrejta nga puna dhe vonesat e pagave.

Quku theksoi se Unioni i Gazetarëve Shqiptarë është një nga zërat më aktivë në hapësirën shqiptare, duke qëndruar krah gazetarëve dhe duke bërë që UGSH të citohet nga institucione të rëndësishme ndërkombëtare në raportet e përvitshme që ato hartojnë duke nisur nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Freedom House dhe Reporterë pa Kufij.

Nga ana e tyre, gazetarët nga Kosova shprehën interesimin e theksuar për t’u njohur me realitetin mediatik në Shqipëri dhe kushtet në të cilat punojnë gazetarët shqiptarë.

Pyetjet e tyre konsistonin në interesin për t’u njohur me fenomenin e censurës që ushtrohet ndaj gazetarëve, autocensurën, mëyrën e tyre të raportimit e deri te vonesat e pagave.

Për t’iu përgjigjur interesimit të gazetarëve nga Kosova, kreu i Unionit të Gazetarëve të Tiranës, Bardhi Quku iu paraqiti një panoramë të situatës së medias në vend dhe kushteve në të cilat punojnë gazetarët në Shqipëri dhe nevojës për ndryshim që ka peizazhi mediatik shqiptar.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Pse Rama bën të ‘fortin’ në OKB ndaj Rusisë dhe fshihet si frikacak përballë Vuçiçit

Read Next

William Walker: Pse u lejua të largohej grupi i armatosur i Banjskës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular