UGSH: Forca të shumta policore kanë hyrë në mjediset e News24 dhe Panorama Group! Institucionet shtetërore të mos bllokojnë dhe të ndërpresin punën e gazetarëve

Jepi Share

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar lidhur me nderhyrjen ne mjediset e dy kompanive mediatike Media Focus Group dhe Panorama Group te forcave te policise.


UGSH ka kërkuar nga institucionet shtëtërore të mos bllokojnë dhe të ndërpresin punën e gazetarëve.

“UGSH është në alert për lirinë e medias dhe të ushtrimit të funksionit për gazetarët e këtij seti mediatik”, shkruhet në postim.

Reagimi i plotë:

Tiranë më 9.08. 2025

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë sapo është informuar nga kolegë të News 24 se qysh në orët e para të ditës së sotme forca të shumta policore, mjete dhe përfaqësues nga institucione të shtetit kanë hyrc në mjediset e dy kompanive mediatike Media Focus Group dhe Panorama Group me pretendimin për lirimin e mjediseve, të cilat sipas autoriteteve u përkasin subjekteve shtetërore. Ndërkohë që drejtuesit e kompanisë mediatike prej dekadash i zotërojnë me qira këto objekte. Mes mediave dhe institucioneve shtetërore ka pasur konflikte gjyqësore për këtë shkak.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ndjek me shqetësim maksimal situatën që po ndodh momentalisht në mjedisin e News 24 dhe setit tjetër mediatik.

UGSH kërkon nga institucionet shtëtërore të mos bllokojnë dhe aq më keq të ndërpresin punën e gazetarëve dhe ndërprerjen e punës raportuese të kanalit të rëndësishëm informuese në hapësirën kombëtare.

Ne po ndjekim me vëmendje komunikimin dhe sqarimet e palëve në këtë përplasje e cila ka një histori pararendëse.

UGSH është në alert për lirinë e medias dhe të ushtrimit të funksionit për gazetarët e këtij seti mediatik.

Zyra Informuese

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Inteligjenca dhe Vendimmarrja: Rëndësia e një Marrëdhënieje të Shëndoshë për Interesin Kombëtar

Read Next

Ndërprerja e sinjalit të News24 është politike e jo mosmarrëveshje civile apo administrative

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular