UGSH: Jeta e gazetarëve në rrezik, persona të paidentifikuar marrin sendet personale të gazetarëve

Jepi Share

Tiranë, më 11.08.2025-Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shpreh shqetësimin e thellë dhe urgjent pas informacioneve të marra nga kolegët e Televizionit News24 dhe grupit mediatik Panorama, se persona të paidentifikuar dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore, të shoqëruar nga mjete ushtarake, kanë hyrë në ambientet e redaksisë duke sekuestruar pajisje pune, kompjuterë dhe të dhëna të gazetarëve.

Sipas kolegëve në terren, në këto pajisje ndodhen materiale dhe investigime mbi korrupsionin, të cilat jo vetëm përbëjnë prova të mundshme në shërbim të transparencës publike, por gjithashtu rrezikojnë seriozisht jetën e gazetarëve dhe burimeve konfidenciale që i kanë siguruar ato.

UGSH kërkon nga institucionet shtetërore të ndalojnë menjëherë çdo veprim që cenon punën e gazetarëve, të garantojnë ruajtjen e integritetit të të dhënave dhe të respektojnë standardet e sigurisë dhe lirisë së medias, si një shtyllë themelore e demokracisë.

Ne ndjekim me vëmendje të veçantë zhvillimet e kësaj përplasjeje dhe mbetemi në alert të plotë për mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve dhe të pandërprerjes së transmetimit të këtij kanali informues të rëndësishëm për hapësirën kombëtare.

Zyra Informuese
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Shqipëria nuk mund të ndërtojë të ardhmen mbi frikë, presion dhe censurë

Read Next

Pushteti si pasqyrë e karakterit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular