Ultimatumi i SHBA për Berishën/ Ylli Manjani sulmon ambasadoren: Ke rënë squkë, barin ta hash vetë. Të shpallesh “non grata” në Shqipëri

Jepi Share

Ylli Manjani i ka dalë në mbrojtje Sali Berishës pas kërkesës së Shteteve të Bashkuara për distancimin e Partisë Demokratike prej tij.

Ish ministri është shprehur se pas deklaratës së sotme të Yuri Kim drejtuesit e Partisë Demokratike duhet të ndërpresin kontaktet me Ambasadoren.

“Defakto, nëse zbatohen rregullat e konventës së Vienës, zonja është nongrata. Mund ta mbajë qeveria moniste e Edi Ramës për punët e veta, por ajo smund tu tregojë shqiptarëve se çduhet të bëjnë në vendin e tyre!”
, shkruan Manjani.

Postimi i Manjanit

Për mendimin tim drejtuesit e Partisë Demokratike duhet të ndërpresin kontaktet me Ambasadorën Yuri Kim.

Është e papranueshme të vijohet komunikimi me diplomatë që të tregojnë se çduhet të bësh. Për më tepër, nuk ofrojnë asnjë garanci në këmbim. Është vendi të kujtojmë se si qeveria shkatërroi rregullat e zgjedhjeve dhe zonja Kim thjesht ra squk, megjithse po luante rolin e garantit politik.

Nuk e di ça i duhet opozitës një ambasadore e tillë, që jo vetëm nuk ndihmon por guxon edhe fyen një parti të tërë!?

Mendoj se një ambasadore e tillë e cila nuk e sheh të keqen tek monizmi dhe monistët, por merret me opozitën si gazetë e qeverisë, nuk i bën punë as Shqipërisë.

Defakto, nëse zbatohen rregullat e konventës së Vienës, zonja është nongrata. Mund ta mbajë qeveria moniste e Edi Ramës për punët e veta, por ajo smund tu tregojë shqiptarëve se çduhet të bëjnë në vendin e tyre!

E ka të ndaluar!

Kolegët e saj kudo në Europë përzihen nga vendet ku shërbejnë për shumë më pak.

#Barintahajëvetë

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

VIDEO/ E frikshme ajo që ndodh, avioni bie mes qytetit në Turqi. Vdesin dy pilotë dhe…

Read Next

Tallet keq Kreshnik Spahiu: Opozita që për 12 vjet s’largoi dot Ramën, firmos peticione që të largojë Yuri Kim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular