Valë arrestimesh në kryeqytet/ Vihen në pranga 9 persona orët e fundit, ndërsa dy të tjerë…

Jepi Share

9 persona janë vënë në pranga në Tiranë ndërkohë dy po procedohen në gjendje të lirë. Një 29-vjeçar i identifikuar me inicialet H. G., gjatë një kontrolli fizik në banesën e tij i është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit cannabis sativa.

Po ashtu edhe një 24-vjeçar i identifikuar me inicialet A. L., banues në Tiranë u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi, dhe gjatë kontrollit fizik të tij, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit cannabis sativa.

Ndërkohë policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë 38-vjeçarin të identifikuar me inicialet L. Z., pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, Ai do të ndiqet penalisht për veprën penale “Dhunë në familjë”.

K. M., 40 vjeç është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkeshortes  ndërkohë që  A. M. (kunati), 40 vjeç, është proceduar penalishtr për veprën penale “Dhuna në familje”.

24-vjeçari i identifikuar me inicialet G. S., është vënë në pranga dhe do të ndiqet penalisht për veprën penale “Vjedhja”, pasi në rrugën “Sulejman Pitarka”, i ka vjedhur telefonin një të mituri.

Policia Rrugore gjiothashtu ka arrestuar një 31-vjeçarë me inicialet Q.S., për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt’, dhe proceduan penalisht shtetasen K. D., 20 vjeçe, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Gjithashtu janë arrestuar G. M., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi,  A. M., 27 vjeç, banues në Vorë, për veprat penale “Kundështimi i punonjës të Policisë së rendit publik” dhe U. V., 48 vjeçpasi u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi dhe nën efektin e alkoolit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vihen në pranga 9 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Nakotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– H. G., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së këtij shtetasi, nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuetrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit cannabis sativa; – A. L., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi, dhe gjatë kontrollit fizik të tij, iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. Z., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. S., 24 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, pasi në rrugën “Sulejman Pitarka”, i ka vjedhur telefonin një shtetasi të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. M., 40 vjeç, si dhe proceduan penalisht shtetasin A. M., 40 vjeç, të dy banues në Babrru, për veprën penale “Dhuna në familje”. Shtetasi K. M. ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, gjithashtu shtetasi A. M. (kunati) ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj kësaj shtetaseje.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– Q. S., 31 vjeçe, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt’, dhe proceduan penalisht shtetasen K. D., 20 vjeçe, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Shtetasja Q. S., është kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimin, ndërsa shtetasja Q. S, ka penguar zbulimin e së vërtetës, dukë dhënë gjeneralitet e saj;

– G. M., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi;- A. M., 27 vjeç, banues në Vorë, për veprat penale “Kundështimi i punonjës të Policisë së rendit publik”,

“Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Shtetasi A. M. nuk i është bindur fillimisht urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, ndërsa pas ndalimit ka tentuar të ndërrojë vendin me pasagjerin në automjet. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi A. M. e drejtonte automjetin pa leje drejtimi; – U. V., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi dhe nën efektin e alkoolit. Materialet i kaluar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

“Gomari shkrimtar”/ Vazhdon përplasja brenda grupit të PD-së, pas reagimit të deputetit të PD-së, Gjekmarkaj i përgjigjet ‘dhëmbë për dhëmbë’: Dyrdyli e paska nxjerrë preshin nga “shishja”

Read Next

Elisa Spiropali: Nuk ma bën syri tërr se s’i kam marrë asnjë cent shqiptarëve!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular