Vazhdon vjedhja ndaj shqiptarëve/ “Si do t’i gjeni kush është familje e pasur dhe e varfër?”, Belinda Balluku tregon vendimin për energjinë elektrike

Jepi Share

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku pas mbledhjes së qeverisë tregon vendimin më të fundit në lidhje me energjinë elektrike.

Pyetje: Pak ditë më parë do të nisë studim për të diferencuar shqiptarët në të varfër dhe të pasur të cilët do të paguajnë më shtrenjt energjinë elektrike, cilat janë të ardhurat që një familje të konsiderohet e pasur dhe të paguajë më shumë?

“Kryeministri nuk e ka thënë këtë frazë të varfër dhe të pasur. Ne nuk i ndajmë dot as kemi synim për të  klasifikuar njerëzit, kryeministri i referohet përdoruesve më të mëdhenj të energjisë elektrike, jne jemi duke diskutuar për të ditur sa i duhet një familje që të harxhojë normalisht mesatare edhe ngrohje dhe funksion për familjet, flasim për fashën e familjeve dhe jo biznesin e veogël që do ta mbrojmë. Familjarët po bëjmë analizë për të parë cila konsiderohet një sasi normale jetese, ata që do të harxhojnë më shumë do të paguajnë me çmimin e tregut.

700 kilovat orë konsiderohet një konsum normal për një familje me 4-5 anëtarë, ndërsa mbi këtë fashë do të paguhet me çmim më të lartë por akoma është në studim kjo fazë. Ne i ofrojmë qytetarit aq energji si të nevojshme”, u shpreh Balluku.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

“DASH konfirmoi keqqeverisje dhe korrupsion”, shpërthen Flamur Noka dhe bën thirrjen e fortë:  Rama urdhëroi SPAK-un për të…

Read Next

Raporti i DASH, reagon ashpër Basha: SHBA treguan ato që iu kisha thënë unë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular