Veprim i turpshëm! Të rinjtë hedhin të moshuarin në koshin e plehrave dhe e postojnë në Instagram (Video)

Jepi Share

Një ngjarje e turpshme ka ndodhur në Napoli të Italisë

Imazhet e shpërndara në Instagram dhe rrjetet sociale tregojnë se si burri u kap dhe u bllokua në mes të rrugës nga grupi i të rinjve dhe më pas u hodh në koshin e mbeturinave.

Ngjarja, e cila ndodhi në një lagje të Napolit, duket se ka lindur si një lojë mes të rinjve dhe si një mënyrë për të krijuar pamje argëtuese për në rrjetet sociale.

Personi që po filmonte videon dëgjohet duke qeshur me të madhe, shkruan Tg Com.

Pasi e hodhën në koshin e mbeturinave, të rinjtë vazhduan ta filmonin dhe të qeshnin ndërsa ai përpiqej të dilte jashtë.

Këshilltari rajonal i Campagnia, Francesco Borrelli tha se të rinjtë duhet të identifikohen dhe të ndëshkohen.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Burgosi për 24 vite vajzën e tij në bodrum dhe bëri 7 fëmijë me të/ Si u zbulua krimi që TRONDITI botën

Read Next

Yuri Kim në krah të Alibeaj për incidentin e ndodhur në Kuvend, reagon menjëherë Rithemelimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular