Veriu/ KFOR tregon se kush qëndron pas protestuesve serbë

Jepi Share

Zëdhënësi i Shtabit, kolonel Andrea Gallieni ka thënë se tashmë kanë vendosur të gjithë trupat në veri dhe se para pak ditësh kanë pranuar edhe 500 trupa shtesë nga Turqia.

Gallieni u shpreh se në protestat e dhunshme u lënduan ushtarë italian dhe hungarez, të cilët tashmë kanë marrë trajtimin mjekësor.

“Ushtarët e KFOR-it u përfshinë në protestën e dhunshme. Gjatë protestës ushtarët u lënduan nga gurë, eksplozivë të improvizuar dhe armë zjarri. Ishte e qartë se njerëzit po tentonin të protestonin në mënyrë paqësore, por ishte e qartë se prapa tyre po fshiheshin grupe kriminale që tentonin të sulmonin trupat e KFOR-it”, u shpreh ai.

Zëdhënësi i Shtabit, Gallieni sqaroi se nuk pasur koordinim me Qeverinë më 29 maj, ditën kur edhe u tensionua situata në veri.

“Komandanti i KFOR-it është vazhdimisht në kontakt me institucionet e Kosovës. Nuk mund të them se kishte koordinim me 29 maj. Jemi duke monitoruar gjithë situatën dhe jemi të gatshëm për reagim. E rëndësishme tani është që palët t’i kthehen dialogut, si mënyra e vetme për të zgjidhur situatën”, pohoi ai.

I pyetur nga gazetarët se a do të reagojnë në rast të tensionimit të situatës, Gallieni tha se KFOR është i gatshëm që të veprojë.

“KFOR-i është i gatshëm të veprojë në çdo situatë të eskalimit. Ushtarët tanë janë të trajnuar dhe të gatshëm për të përdorur te gjitha rrugët nëse është e nevojshme”, theksoi Gallieni.

KFOR ka shtuar praninë në komunat veriore pasi serbët lokalë po kundërshtojnë vendosjen e kryetarëve shqiptarë në objektet komunale. Ata po vazhdojnë me protesta, ndërsa disa prej tyre kanë qenë të dhunshme ku kanë sulmuar ushtarët e KFOR-it, Policinë e Kosovës dhe gazetarët.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Berisha sulmon ish-ministrin e tij: Ilir Rusmali, një kriminel elektoral

Read Next

Asosacioni – propozimi i vetëofruar i Ramës!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular