VIDEO/ A mund të frenohet pa shtypur frenat? Përgjigjet Rudina Magjistari

Jepi Share

“Si të frenosh pa shtypur frenat”, ishte kjo deklaratë e bërë pak muaj më parë nga Rudina Magjistari, e cila u bë meme në rrjet.

Por a mund të frenohet vërtetë pa shtypur frenat? Këtë përgjigje e ka dhënë vetë Rudina Magjistari, e cila ka rrëfyer sekretin për “Piranjat”.

Agjenti i “Piranjave” Altin Tufa, ka marrë zgjidhjen e kësaj dileme të madhe nga vetë Rudina Magjistari, e cila ka thënë se mjafton që të ulësh shpejtësinë dhe makina frenon vetë.

“A ke bërë fizikë në shkollë? E di se çfarë është forca e fërkimit? Ndalon shpejtësia vetë, kur ti heq këmbën nga gazi, gradualisht. Është ligj i fizikës ky, nuk e kam shpikur unë. I ka bërë ai lart. Këto janë terma shoferësh, por nuk e di ti sa di ta ngasësh makinën”, u shpreh në reagimin e saj moderatorja.

Por superskuadra e “Piranjave” nuk e ka lënë me kaq, ka vijuar në praktikë, duke sjellë disa mënyrë shumë interesante dhe epike për të ndaluar makinën por gjithmonë pa shtypur frenat.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

E trishtë/ Djali iu vetëvra në Komisariatin e Kavajës, reagon babai: Polici qensh! Ma morën djalin për vjedhjen e një dere

Read Next

“Duro vëlla s’ka dalë akoma”, si u krye vrasja e Behar Sofisë dhe zbulimi i autorit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular