VIDEO/ Breshëri plumbash ndaj ‘Land Roverit’ në autostradë, reagon policia: Ja si ndodhi ngjarja

Jepi Share

Policia ka dhënë detajet e ngjarjes së rëndë të ndodhur në aksin Tiranë-Durrës, ku mbeti i vrarë një 35 vjeçar i cili ende nuk është identifikuar. Sipas policisë është qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti tip “Land Rover” në rrethana ende të paqarta.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 03.04.2022, në autostradën Tiranë-Durrës, përballë DHL-së, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti tip “Land Rover” dhe si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit/ëve.

Në bashkëpunim me DVP Durrës, Elbasan e Lezhë janë ngritur menjëherë pika kontrolli në rrugët interurbane.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për fiksimin e çdo prove të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e autorëve.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Inteligjenca plas BOMBËN: Mos u habisni kur të dëgjoni se Putini ka vdekur! Ekipi i Kremlinit kujdeset që…

Read Next

BE bën lëvizjen urgjente, paralajmëron GODITJEN e rëndë ndaj Rusisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular