
Ish-kryeministri Sali Berisha është shfaqur sot para medieve për t’u bërë thirrje delegatëve që të marrin pjesë ditën e nesërme në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike pavarësisht kushteve të motit.
Madje Berisha ftoi që të jetë i pranishëm edhe Lulzim Basha. Por përveç thirrjeve ndaj delegatëve ajo që ra në sy ishte gjendja e ish-kryeministrit Berisha i cili ndryshe nga entuziazmi dhe energjia e shfaqur gjatë foltoreve sot ai doli para medieve i lodhur, i drobitur dhe për më tepër krejt konfuz teksa harroi se ishte në transmetim drejtpërdrejt pyeti zëdhënësit e tij nëse do të duhet ta përsëriste sërish tekstin.
Megjithatë pritet të shohim sërish ditën e nesërme se si do të jetë gjendja e tij në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.
LEXO EDHE:
